Flash News

E-TJERA

Behgjet Pacolli denoncon: Disa persona në Shqipëri kërkojnë shuma deri në 95 mijë euro në emrin tim

Behgjet Pacolli denoncon: Disa persona në Shqipëri kërkojnë

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka denoncuar një skemë mashtrimi që po përdoret në Shqipëri në emër të tij.

Pacolli shkruan në reagim se persona të caktuar po kërkojnë para në emër të tij, shuma nga 10 deri në 95 mijë euro.

Biznesmeni i ka bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë këtyre personave, por t'i denoncojnë.

POSTIMI:

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes ËhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

Të fundit