Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi në Njësinë nr. 9: Takim frymëzues me qytetarët, prezantojmë pikat e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm

Këlliçi në Njësinë nr. 9: Takim frymëzues me

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim frymëzues me mbështetësit e Partisë Demokratike në Njësinë nr. 9 të kryeqytetit, të cilin e ndoqi edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

Në këtë takim, qytetarëve iu paraqitën pikat kryesore mbi të cilat është ndërtuar Programi i PD-së për mandatin 2025-2029, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Këlliçi theksoi disa prej elementeve kyçe të programit të PD, të cilat synojnë të sigurojnë një qeverisje të drejtë dhe të kujdesshme ndaj qytetarëve.

Qytetarëve iu parashtruan piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:

1 – Rishpërndarje e drejtë – Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë. Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.

2 – Marrëdhënie e ndershme me pronarët.

Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.

Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.

Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme”, mbyll postimin e tij, drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Belind Këlliçi.

 

Të fundit