Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Balluku porosit 1 mijë euro biftekun, ndërton 1 km rrugë me 10 herë kosto më të lartë

Berisha: Balluku porosit 1 mijë euro biftekun, ndërton 1 km rrugë

Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për abuzim me investimet në infrastrukturë, duke theksuar se një kilometrë rrugë po ndërtohet me një kosto 10 herë më të lartë se sa duhet. Ai ngriti pyetjen: "Ku janë 12 miliardë eurot?" Berisha shtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të ndërtojë me çmime reale dhe do të sigurojë që paratë e shqiptarëve të mos shpërdorohen.

Ulet ministrja në darkë, porosit Lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini por gjyshit të saj, Enver Hoxha ja nxori për hundësh kecin. Ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro, sa 200 pensione. Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.

Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 miliardë euro për infrastrukturë. Ku janë? Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korca në Qafë Pllocë kanë kushtuar 1 miliardë e 900 milionë. Kaq kanë kushtuar. Tani po të ndërtoheshin këto rrugë kombëtare do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit. Por këtyre 1 km rrugë u kushton 10 herë më shumë. Ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorohen paratë tuaja”, tha Sali Berisha.

Të fundit