Flash News

E-TJERA

Rrëfen nëna e Martin Canit: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dënim për përgjegjësit

Rrëfen nëna e Martin Canit: Ende s’na kanë kërkuar

Disa muaj pas vrasjes tragjike pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë, e ëma e 14-vjeçarit Martin Cani deklaroi mbrëmjen e sotme në studion e Top Story se familja e autorit nuk i kanë kërkuar ende një falje.

Ajo tha se kërkon që autori të marrë dënimin e merituar dhe të mbajnë përgjegjësi të gjitha hallkat që nuk parandaluan këtë tragjedi.

Familja e Marios nuk na kanë kërkuar falje, me gjithë atë dhimbje që na ra, që të thonë si të bëjmë që na ra në kjo fatkeqësi, se ai e ka në jetë fëmijën e tij, ndërsa unë jo, dhe kërkojnë dhe ulje dënimi.

Duhet të vihen disa rregulla. Nuk na është ofruar asnjë ndihmë, asnjë psikolog.

Besoj se mes atyre fëmijëve është pakujdesia te shkolla, sepse nëse në shkollë zihen dy fëmijë, patjetër duhet njoftuar prindi. Të më kishin marrë në telefon mua unë isha aq e ndërgjegjshme që të mos kërkoja llogari dhe do e mbaja peshën vete.

Dua të marrë gjithsesi atë që meriton. Se të mos jetë kështu, unë nuk vij këtu”, tha nëna e Martinin me zërin që i dridhej.

Të fundit