Flash News

Bota

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në shtetet e tjera, mes tyre edhe Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në shtetet e tjera, mes

Administrata amerikane e presidentit Donald Trump po konsideron mundësinë e një marrëveshjeje me disa shtete për të pranuar migrantët e dëbuar nga ShBA-ja.

Siç shkruan “Wall Street Journal”, mes vendeve si Afrika, Azia dhe Evropa Lindore, Moldavia, bisedime po kryhen edhe për Kosovën. 

Ndër vendet që ShBA-ja ka kërkuar të pranojnë migrantët e dëbuar janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova”, thuhet në artikull. 

Administrata amerikane shpreson se këto vende do të bien dakord, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimeve politike,” shkruan WSJ, duke cituar burime të afërta me këtë proces.

Si model për këtë qasje po përdoret një marrëveshje e arritur me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ShBA-ja dërgoi një avion me mbi 100 migrantë të debuar, kryesisht nga Lindja e Mesme, në këtë shtet të Amerikës Qendrore.

Mbetet e paqartë nëse Kosova dhe vendet e tjera të listuara do të pranojnë kushtet e propozuara nga administrata amerikane.

Paraprakisht, Kosova ka arritur marrëveshje me Danimarkën për dhënien me qira të qelive të burgut në Gjilan, për të burgosurit që do të transferohen nga ky shtet.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Danimarka do të paguajë Kosovës rreth 210 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

 

Të fundit