Flash News
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Asambleja e PS, Xhaferri: A do ketë video-mesazh nga Mcgonigal dhe Arben Ahmetaj?
Socialistët mbledhin sot Asamblenë Kombëtare të PS.
Kreu i FRPD Besart Xhaferri, në një postim në Facebook, shkruan se në asamble nuk do të flitet as për inceneratorët e as për PPP-të, as për shqiptarët e larguar nga vendi, por një reklamë të Shqipërisë.
Ai thekson se kjo asamble nuk është prioritet për shqiptarët, por për zuzarët. Në fund Xhaferri ironizon duke thënë se mbetet për t’u parë nëse do të ketë nëj video-mesazh nga McGonigal dhe Arben Ahmetaj.
Postimi:
Sot zhvillon punimet Asambleja e Partisë Socialiste, forcës politike që dekadën e fundi i kanë rënë në burg brenda dhe jashtë vendit më shumë eksponentë se çdo grupi kriminal në Ballkan.
Në atë asamble do flitet për satelitët “Albania1” dhe “Albania “2, por jo për ambulancat që në 2024 shkojnë në Spitalin e Traumës duke u tërhequr me kavo nga makinat e rastit.
Aty nuk do flitet as për inceneratorët dhe as për PPP-të që kanë kryer gjenocid në taksat tona e që ndonëse janë nën hetim dhe janë faktuar si afera korruptive, sërish nuk sekuestrohen.
Çdo emigrant i kthyer në atdhe përgjatë 2023 do numërohet në asamble si turist, por askush nuk do flasë për 1 milionët shqiptarët që Rilindja largoi dhunshëm nga krimi.
Në asamble do shohim video të blogerëve që kanë vizituar Shqipërinë, por jo video dramatike të shqiptarëve që kalojnë La Manshin me gomone drejt Anglisë në mes të acarit dhe furtunës.
Në asamble nuk dimë se cili do jetë Arben Ahmetaj i radhës që do të shkojë në të s’ëmës, pasi lista e Kurbanëve të gatshëm për t'i zgjatur pushtetin liderit është e gjatë.
Nuk e dimë nëse sot punimet e Asamblesë do t'i përshëndesë nga qelia me një videomesazh edhe Charles Mcgonigal, i cili me siguri do ftojë Edi Ramën që të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë e vendit të tij, siç bëri ai.
Për një gjë jam i bindur, kjo asamble nuk ka prioritet shqiptarët por vetëm zuzarët.