Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi del nga SPAK: U thirra për një çështje që është mbyllur njëherë

Baçi del nga SPAK: U thirra për një çështje që

Deputeti demokrat Luan Baçi ka dalë nga ambientet e SPAK.

Për mediat, Baçi u shpreh se ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme për një çështje që ishte mbyllur njëherë dhe ishte rikallëzuar.

Baçi tha se nuk është aspak i shqetësuar pasi çështja është hetuar njëherë.

“Shkova për një çështje që është mbyllur njëherë, u rikallëzova. U rikallëzova dhe njëherë nga i njëjti person për fshehje pasurie, është hetuar dhe nuk jam i shqetësuar.

Ka bërë përsëri të njëjtin kallëzim. Gjithsesi unë përsëri u përgjigja, por ndoshta dhe SPAK-u si të vëmendshëm që janë për t’u bërë qejfin dhe qytetarëve, unë përsëri u paraqita.

Çfarë u thashë këtu deklarova. Nuk ishte prokuror, ishte punonjës i BKH-së”, tha Baci.

Të fundit