Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu flet për protestën e 29 tetorit: Do të bllokohet çdo cep

Balliu flet për protestën e 29 tetorit: Do të bllokohet

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka treguar detaje nga protesta kombëtare e radhës, e cila do të mbahet në datën 29 tetor.

Për News24, Balliu tha se do të ketë bllokime në çdo cep dhe se protesta do të zgjasë disa orë.

Ai theksoi se protestat do të zhvillohen për fëmijët e qytetarëve dhe jo për kauzat e PD.

"Ky është vazhdimi i mosbindjes civile që kemi paralajmëruar. Për këtë do të marrim masat e nevojshme. Në Milot, Durrës, Tiranë do të ketë bllokime. Duhet të bllokohet çdo cep. U bëj thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët e lagjeve të tyre, jo për PD, por për fëmijët e tyre. Protesta do zgjasë sa të duan qytetarët, me orë të tëra do zgjasë", tha Balliu.

Të fundit