Flash News

Ditari i Opozitës

Barazi mazhorancë-opozitë/ Zbardhen amendamentet e PD për komisionin e Zgjedhores dhe Territoriales

Barazi mazhorancë-opozitë/ Zbardhen amendamentet e PD për

Janë zbardhur amendamentet e Partisë Demokratike për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.

Sipas amendamenteve, PD kërkon barazi mes mazhorancës dhe opozitës, me një komision të përbërë nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 i përkasin Partisë Socialiste, 6 Partisë Demokratike, dhe nga 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe grupin parlamentar të Partisë së Lirisë.

I njëjti parim kërkohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Sikurse e ka deklaruar më herët, opozita kërkon që pjesë e punës hetimore të komisioneve të jenë institucionet ndërkombëtare, përfshirë këtu Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Për çështjet që nuk arrijnë konsensus, propozohet që t’i drejtohen Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës.

Barazi mazhorancë-opozitë/ Zbardhen amendamentet e PD për

Të fundit