Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takon delegacionin e Senatit Amerikan: Folëm për të ndaluar çdo ofensivë joperëndimore dhe rikthimin e demokracisë

Basha takon delegacionin e Senatit Amerikan: Folëm për të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas një takimi që ka zhvilluar në selinë blu me delegacionin e Senatit Amerikan.

Basha tha se me delegacionin ka diskutuar për dy çështje kryesore, për rikthimin e demokracisë në vend,  për nevojën për të përforcuar praninë politike amerikane dhe për të ndaluar çdo ofensivë joperëndimore

Po ashtu, Basha tha se u diskutua edhe për ruajtjen sovranitetit të Kosovës dhe përfundimit me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i stabilitetit në rajon.

Folëm për dy ceshtje kryesore , për demokracinë shqiptare , që është në udhëkryq pas masakrës zgjedhore dhe rolin e PD në parlament për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit.

Përmes një vendi që është demokratike ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani korruptuar, të krijojmë klimë investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët me vendet e punës.

Ceshtja tjetër, ka të bëjë me rajonin, në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike e të gjithanshme amerikane për të ndalur cdo ofensive jo perëndimore ndaj arritjeve 30-vjecare të SHBA për stabilitetin e paqen në Ballkan, për ruajtjen sovranitetit të Kosovës dhe përfundimit me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i stabilitetit në rajon.  

Miqtë u interesuan edhe për ceshtjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe për konfuzionin e krijuar me mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës së BE ti thotë gjërat qartë dhe ti verë gishtin të plagët e krijuara, dhe autorët e këtyre plagëve që qeveria aktuale janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kohës që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës”, u shpreh Basha.

Të fundit