Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Rama mori tokën e Kishës te Gjiri i Manastirit, do ndërtojë resort turistik

Berisha denoncon: Rama mori tokën e Kishës te Gjiri i Manastirit, do

Ish-kryeministri Sali Berisha duke u ndalur te koncesioni për Parkun Kombëtar të Butrintit, deklaroi se qeveria ka shkëputur mijëra hektarë tokë, për të ndërtuar 620 vila në Kepin e Sillës për njerëzit e Ramës.

Nga Korça, ku po zhvillon takim me demokrattë në kuadër të fushatës zgjedhore, Berisha tha se përveç kësaj, Rama ka marrë edhe tokën e Kishës në Gjirin e Manastirit me qëllim ndërtimin e një resorti turisitik po për njerëzit pranë tij në qeveri.

“E shihni çfarë ka bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Shqiptar-Amerikan. Ata kishin kujdes që Parku të mos prekej. Çfarë ndodhi tani? Për të administruar vendin e zbulimeve arkeologjike, u krijua një fondacion, por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku. 620 vila në kepin e Sillës nga njerëzit e Edi Ramës. Te Gjiri i Manastirit e u mor toka e Kishës, u ka lënë një rrip toke ndërsa pjesën tjetër do e bëj resort turistik. Ja ka lënë njerëzve të tij, ministrave dhe njerëzve të tij. E di çpo ndodh. Çdo vepër të keqe, kundër qytetarëve e kalon me batuta të filmave të kinostudios. E kalon me pacipësira dhe me fjalë që s’duhen thënë dhe mendon se në këtë mënyrë mbyll çdo dosje. Pasuria jonë po vidhet dhe grabitet. Po bëhemi si ata që resurset ishin të mallkuara. Ne duhet t’i kthejmë në pasuri për veten tone”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit