Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kërkon lirinë/ Gjykata cakton datën për seancën e radhës

Berisha kërkon lirinë/ Gjykata cakton datën për seancën

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”.

Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.

Të fundit