Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha kujton vizitën e James Baker: Deklarata që bëri për ujë të ftohtë autoritetet komuniste

Berisha kujton vizitën e James Baker: Deklarata që bëri për

Kryedemokrati Sali Berisha ka sjellë në vëmendje një tjetër moment të rëndëishëm ntga marrëdheniet 100-vjeçare Shqipëri-SHBA, si përgjigje e “fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Soros-it”.

Sipas tij, vizita më 22 qershor 1991 e Sekretarit të Shtetit, James Baker, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme. Ajo ishte vizita e parë e atij niveli në historinë e marrdhënieve diplomatike të dy vendebe.

“Vizita vinte pas 45 viteve të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve nga etërit shpirtërorë dhe biologjikë të Edi Ramës të cilët pas luftës vendosën diktaturën e egër staliniste dhe rreshtuan Shqipërinë në anën e Rusisë”, shkruan Berisha.

Baker bëri me dije se kishte ardhur në Shqipëri me ftesë të Berishës dhe, sipas kryedemokratit, “kjo deklaratë i bëri për ujë të ftohtë autoritetet komuniste në pushtet”.

Të fundit