Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ky libër është enciklopedia e farsës elektorale dhe dëshmia e mbrojtjes së votës së shqiptarëve

Berisha: Ky libër është enciklopedia e farsës elektorale dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se publikimi i PD-së mbi zgjedhjet përbën një detyrim ndaj çdo qytetari për mbrojtjen e votës dhe dokumenton, sipas tij, përkushtimin maksimal të strukturave të opozitës në këtë proces.

Në një njoftim për shtyp, Berisha tha se libri përmbledh mijëra fakte të mbledhura para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke përfshirë shkelje parazgjedhore, gjatë fushatës, në ditën e votimit dhe në fazën paszgjedhore. Sipas tij, këto materiale u janë përcjellë edhe grupeve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Berisha theksoi se dokumenti me mbi 1500 faqe shërben si dëshmi që, sipas tij, vërteton dhe tejkalon gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR, duke i mbështetur ato me fakte konkrete. Ai e cilësoi botimin jo thjesht si raport, por si një “enciklopedi të farsës elektorale dhe të krimit shtetëror”.

“Ky libër është detyrimi ynë para çdo shqiptari për të mbrojtur votëne tij. Ky libër dëshmon përkushtimin e demokratëve, komisionerëve, drejtuesve të degëve, drejtuesve të grupseksioneve, për të mbrojtur votën, për të mbrojtur sipas ligjit votën e qytetarëve shqiptarë. Dëshmon përkushtimin dhe angazhimin tonë.

Ne u kemi thënë shqiptarëve do mbrojmë votën.

Natyrisht, në këtë mijëra e mijëra fakte, parazgjedhore dhe gjatë fushatës, ditën e zjgedhjeve dhe paszgjedhore. Ne kemi bërë gjithçka që këto t’i bëhen të njohura grupeve ndërkombëtare të vëzhgimit.

Kjo është.

Raporti i OSBE-së, ky është 1500 faqe, raporti i OSBE-së nuk mund të jetë kurrë i tillë, por ajo që mund të them ky libër vërteton dhe tejkalon, normal se ata nuk mund të merren me një botim të tillë, me fakte çdo fjalë të atij raporti. Sigurisht, është një enciklopedi, raporti është raport.

Nuk mund të jetë një enciklopedi raporti. Kurse ky nuk është raport. Ky është enciklopedia e farsës elektorale, por edhe e ekrimit shtetëror në tërësi. Do të qarkullojë në të gjithë botën, në Amazon, online, do të dërgohet në çdo adresë. Sepse mbrojtja e votës është kushti më themelor i mbrojtjes së demokracisë.

Të fundit