Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ligji për barazinë gjinore, përmbysje që e çon Shqipërinë drejt post-marksizmit ekstrem

Berisha: Ligji për barazinë gjinore, përmbysje që e

Kreu i PD Sali Berisha e ka cilësuar Ligjin për Barazinë Gjinore një përmbysje të rendit juridik në Shqiëri.

Berisha tha nga selia blu se ky ligj shkatërron sistemin arsimor pasi ua merr prindërve fëmijët nga fuqia edukuese. Kryedemokrati shtoi se 21 vende anëtare të BE nuk e kanë kaluar këtë ligj.

“Ligji është një përmbysje e rendit juridik të Shqipërisë. Është një përmbysje që e çon Shqipërinë absolutisht drejt post-marksizmit ekstrem. Ligji kërkon që, ndër të tjera, barrën e provës ta ketë i akuzuari dhe jo akuzuesi.

Në qoftë se ka një nen që shërben si neni i luftës të të gjithëve kundër të gjithëve, dhe ky parim i doktrinës së ekstremit marksiste, çdo njeri që nuk i pëlqen këtij apo atij, mjafton të nxisë një punonjës apo dikë që të thotë se më diskriminoi dhe ky duhet të provojë se nuk e ka diskriminuar. Kjo është përmbysje.

Përveç kësaj, siç keni lexuar dhe dëgjuar, është shkatërrimtar për sistemin arsimor. Faktikisht ua merr fëmijët prindërve nga fuqia edukuese e tyre. Vendos censurën dhe ne duhet të jemi shumë të shqetësuar se një stinë censure që filloi në SHBA dhe që është përhapur edhe në Europë, është absolutisht një rrezik madhor për demokracinë kudo që ndodhet.

Do të flasë urata për Adamin dhe Evën apo hoxha për Ademin dhe Ajshen, ata i thonë jo, dënohesh, nuk është kjo origjina. Është tjetër.

Pra, kanë vendosur ligjin e censurës.

Nuk mund të ndryshojë njeriu bindjet e tij, as morale, as fetare që ka. Nuk kemi bindje diskriminuese ne. Këto ditë kanë qarkulluar në media një deklaratë të ish-kryetarit të shoqatës LGBT se Berisha na ka ndihmuar. Absolutisht me ndërgjegje dhe vendosmëri i kam ndihmuar sepse jam kundër çdo diskriminimi.

Por kjo nuk do të thotë të fusim kazmën. Kam qëndruar dhe qëndroj kundër diskriminimit. Po jo në këtë mënyrë. 21 vende anëtare të BE nuk e kanë kaluar këtë ligj. Prisni. Të themi se kjo është politikë. Mirë. Po e ka hedhur poshtë ligjin Gjykata Kushtetuese franceze. E ka hedhur poshtë. E hodhi poshtë Gjykata Supreme amerikane. Dhe vetë Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg thotë se problemi i gjinisë nuk buron nga e drejta evropiane. Nuk buron nga e drejta e Bashkimit”, deklaroi Berisha.

Të fundit