Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbërrin në PD: Lulzimi është armik me fytyrë mizore për demokratët

Berisha mbërrin në PD: Lulzimi është armik me fytyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD-së, pas protestës së djeshme.

Në një deklaratë për mediet, Berisha ka falenderuar të gjithë demokratët që morën pjesë në protestën e djeshme, duke theksuar se dj u dëshmua se Lulzim Basha “është një armik me fytyrë të egër për demokratët.”

"Erdha këtu për të shprehur në emër të Komisionit të Rithemelimit, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit. Të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen dhe gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, faktuan se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër me fytyrë po kaq mizore për demokratët.  Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën e u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë", deklaroi Berisha nga selia blu. 

Të fundit