Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në protestë: Kam ardhur si qytetar, Kumbaro dhe Çuçi të dorëhiqen

Berisha në protestë: Kam ardhur si qytetar, Kumbaro dhe

Kryetari i PD-së Sali Berisha i është bashkuar protestës së shoqërisë civile para Ministrisë së Brendshme për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë.

Berisha tha për mediat se iu bashkua protestës si qytetar ndërsa kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro. Berisha tha se Rama është ai që mbron veten duke shmangur përgjegjësitë mbi veten.

“Sot jam si qytetar në protestë. Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një ngjarje që ka tronditur mbarë Shqipërinë. Ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Duhet dorëheqja e menjëhershme e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Por kreu i tyre që mbron veten e tij, pavarësisht ngjarjeve të këtij sezoni. Ky është një njeri që nuk ndjen asgjë nga a njerëzore dhe është një njeri që do të shmangë çdo përgjegjësi mbi veten”, deklaroi Berisha.

Të fundit