Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku drejt prangave, Berisha: Rama do përdorë fustanin e Lubisë si mburojë, 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë

Balluku drejt prangave, Berisha: Rama do përdorë fustanin e

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ministres Belinda Balluku.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama do të përdorë “fustanin e Lubisë” si mburojë për të mbrojtur veten, pasi sipas tij 50 milionë euro janë ndarë bashkë mes Ramës dhe Ballukut.

Në reagimin e tij, Berisha ironizon duke pyetur qytetarët të imagjinojnë situatën kur akuzën për 50 milionë euro do t’i komunikojnë vetë Ramës, duke e vendosur atë në qendër të përgjegjësisë ligjore.

Shkrimi i plotë:

Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!

Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij??
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!

 

Të fundit