Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton programin në Belsh: Lista e rimbursimit do jetë si në Itali, do i vëmë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit

Berisha prezanton programin në Belsh: Lista e rimbursimit do jetë si

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë të opozitës në Belsh dhe Cërrik, duke shpallur një platformë të re sociale dhe ekonomike.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisjen e qytetarëve dhe për buxhete që sipas tij nuk reflektojnë nevojat e popullit.

Kryedemokrati garantoi përshtatjen e listës së barnave të rimbursueshme sipas modelit italian.

"Ne u premtojmë ju, Edmir ku ju, ku shkoi Çekrezi, se e keni një përfaqësues të shquar, që ju nderon në diasporë, ne zotohemi këtu se do adaptojmë një për një listën e rimbursimit që ka republika italiane.

Po çfarë po bëjmë? Ne po u japim shqiptarëve gjërat bazë. Dhe jo ilaçet me niseshte dhe amidon të Vilma Nushit dhe Tom Doshit, të cilat janë absolutisht të paefektshme.

Dylli i pret që të dy. Me 12 maj, kompanitë e tyre do dyllosen.

Programi ynë pra është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë.

Tani dëgjoni miq, bën checkupin me zonjën e kushëririt të vet se ndajnë paratë, dhe nga checkupi janë të përjashtuar të gjithë pensionistët, por checkupi nuk ka asnjë vlerë tek të tjerët, përveçse tek pensionistët.

Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti", tha Berisha.

Të fundit