Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protesta e shqiptarëve, ndër lajmet kryesore në mediat ndërkombëtare

Berisha: Protesta e shqiptarëve, ndër lajmet kryesore në mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një komunikim për mediat se protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë të gjerë në arenën ndërkombëtare, duke u renditur ndër lajmet kryesore pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Berisha shprehu mirënjohje për mediat vendase dhe në veçanti për ato ndërkombëtare që, sipas tij, kanë pasqyruar protestën dhe mesazhin e qytetarëve shqiptarë.

Ai theksoi se raportimet nga agjenci dhe media të mëdha botërore përbëjnë, sipas tij, “mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë”, duke shtuar se këto lajme tregojnë realitetin politik në vend.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për qeverisje të korruptuar, ndërsa u shpreh se pavarësisht kësaj, qytetarët nuk e pranojnë situatën dhe reagojnë përmes protestave.

Sipas tij, protesta dëshmon se ekziston një reagim i fortë qytetar kundër qeverisë, duke e cilësuar këtë si një tregues të qëndresës së popullit shqiptar.

PJESE NGA DEKLARATA

Kam një mirënjohje të pakufishme ndaj medieve që e përcollën atë, por në veçanti edhe ndaj medieve ndërkombëtare.
Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat ndërkombëtare është protesta e qytetarëve shqiptarë ndaj regjimit të korruptuar të Edi Ramës.
Dhe këto lajme, të përhapura në mediat më të mëdha të botës, të transmetuara dhe të ritransmetuara nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare dhe gazetat më të mëdha e rrjetet televizive, janë mbrojtja e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, mbrojtja e dinjitetit të Shqipërisë.
Me këto lajme, mediat ndërkombëtare u faktojnë kombeve dhe vendeve të tyre se vërtet në Shqipëri ka një Ramaduro, ka një kryeministër, i cili nxjerr veten mbi ligjin për vjedhjet që ka bërë.
Përdor mandatet e krimit si thika kundër ligjit dhe shtetit.
Por ka një popull që nuk pranon këtë.
Ka një popull që ngrihet fuqishëm si vigan kundër tij.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

 

Të fundit