Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Skapi mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun ndaj opozitës

 Berisha: Skapi mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun ndaj opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë Rama dhe institucioneve të drejtësisë, duke i quajtur ‘organizata kriminale’.

Berisha shprehu shqetësimin për përndjekjen e opozitës, duke përmendur rastin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg.

Berisha: Të dashur miq, çdo ditë që kalon është frymëmarrje e pamerituar për regjimin e krimit, drogës, regjimin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve dhe vrasësve.

Çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale –qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.

Çdo ditë që kalon, organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës.

Çdo orë që kalon është orë e diktaturës, orë e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve. Është orë e dhunës, terrorit ndaj opozitës.

Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.

Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa.

Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.

Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit.

Të fundit