Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Blushi: Në protestën para bashkisë me një nga Pishtarët e Demokracisë
Nga Tedi Blushi
Kënaqësi e veçantë të takoja sot në protestën para Bashkisë së Tiranës një nga Pishtarët e Demokracisë, Vasil Dhimitrin, simbol të qëndresës heroike kundër diktaturës, që as torturat çnjerëzore të hetuesisë dhe as burgu nuk e thyen.
Luftëtar i pamposhtur për Lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për demokracinë dhe pluralizmin politik, me një akt patriotik ai mori guximin në Tiranën e viteve '90 të drejtonte protestën e parë kundër diktaturës, Demonstratën e Heshtur që u zhvillua në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 janar 1990.
Mirënjohje për këtë simbol qëndrese që me aktin e tij heroik 34 vite më parë frymëzon sot betejën tonë për të shkulur nga rrënjët këtë regjim të kalbur dhe për t'i sjellë Tiranës e të gjithë Shqipërisë, Lirinë dhe Ndryshimin e shumëpritur!