Flash News

Ditari i Opozitës

Bordi shpërfill bursat/ Vasili jep shembullin e dy vendeve të rajonit: Ka vetëm dy zgjidhje

Bordi shpërfill bursat/ Vasili jep shembullin e dy vendeve të rajonit:

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës me 6 lekë, duke e çuar në 227 lekë/litri, ndonëse në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka postuar në Facebook çmimin e naftës dje në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke sjellë shembullin e dy vendeve të rajonit për ta vlerësuar me rritjen e Bordit.

Vasili shkruan se Bordi i oligarkëve vazhdon rritjen duke treguar sheshit vjedhjen që po bëhet. Deputeti shprehet se ka dy zgjidhje: shkrirja e menjëhershme e Bordit dhe ulja e taksave që rëndojnë mbi naftën.

Postimi i Vasilit:

Maqedonia dhe Mali i Zi pasqyra, ku shihet qarte fytyra e Bordit te Hajduteve

Bordi i Hajduteve Qeveri+Oligarki rriti dje perseri ne menyre mafioze çmimin e Naftes me 6 lek.

Ndonese çmimi i Naftes ne Bursa bie deri me poshte se para luftes Bordi me urdher te Oligarkeve vazhdon rritjen.

Justifikimet e Bordit jane te nje paturpesie te padegjuar.

Shikoni çmimet ne Maqedoni e Mal te Zi.

Po mire mo Bordi i Hajduteve, po kjo Maqedonia nuk i sheh Bursat, qe çmimin e Naftes nuk e leviz nga 90 denare( rreth 170 lek).

Po mire mo Bordi i Hajduteve, po Mali i Zi nuk i sheh keto Bursa qe e mban çmimin e Naftes edhe nen 170 lek.

Vjedhja permes Bordit po konsumohet sheshit.

Ka vetem dy zgjidhje qe nuk presin më:

Shkrirje e menjehershme e Bordit te Hajduteve

Ulja e taksave qe rendojne mbi Naften.

P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi.

Të fundit