Ditari i Opozitës

"Censura diskrediton çdo media", Basha sulmon Top Channel: Linja juaj editoriale pro Ramës është e qartë

"Censura diskrediton çdo media", Basha sulmon Top Channel:

Gjatë konferencës së tij për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pyetur nga një gazetare e televizionit Top Channel lidhur me prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

Para se të jepte përgjigjen e pyetjes, Basha i'u drejtua gazetares duke i thënë se shpreson që Top Channel ta publikojë te gjithë deklartën e tij për shtyp dhe jo vetëm pjesë që i përdor për sulme personale ndaj tij.

Më tej ai ka shtuar se të gjithë e dinë se kjo media ndjek një linjë editoriale pro Ramës, por duke qenë se mbahet nga taksat e qytetarëve, duhet tu shërbejë këtyre të fundit duke pasquruar çdo ngjarje.

Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion.

Gazetarja: Ju folët dhe thatë në Verona peshku i madh është ish- kryetari i Bashkisë, në Zimbabve është ministri, ndërkohë në media po qarkullon një foto e ish-ministrit të Shëndetësisë se Zimbabvese i akuzuar për afera korruptive 60 milion dollarë, ndërkohë në këtë foto shfaqet edhe ish-deputeti Gerti Bogdani, a e keni pyetur?

“Linja editoriale e Top Channel është e qartë, ajo që më bën përshtypje mua është se nuk jep konferenca për shtyp, por merret me sulme personale ndaj meje. Këtë e bëjnë me idenë që tmë mbyllin gojën mua, por mua gojën nuk ma mbyllin dot. Censura diskrediton çdo media që e aplikon atë.

Pse e bën Top Channel këtë, duhet të mbrojë interesin e qytetarëve shqiptarë që paguajnë taksa, që ka një linjë editoriale ndaj Edi Ramës e kanë marrë vesh nga Alaska deri në Australi, por censura nuk i bën nder”, tha Basha.

Ditari politik

Të fundit