Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Bylykbashit: Po rrëshqet toka e varrezave, shkak ndërtimi pa studim i kanalit të ujërave të larta

Denoncimi i Bylykbashit: Po rrëshqet toka e varrezave, shkak ndërtimi

Deputeti, njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar rrëshqitjen e tokës në zonën e varrezave të reja, në ish-kënetë.

Në një video të publikuar, Bylykbashi shpjegon se shkak për rrëshqitjen e tokave është ndërtimi i kanalit të ujërave të larta pa studim. Demokrati shtoi se një pjesë e kanalit është mbyllur me urdhër të kryebashkiakes.

“Kjo është zona e varrezave dhe poshtë është kanali që sipas planifikimit të kryetares së bashkisë dhe kryeministrit, do të jetë kanali i ujërave të larta. Një pjesë është mbyllur.

Ndërkohë shikoni se çfarë po ndodh, ka filluar të rrëshqasë toka, është shkëputur nga traseja për të rrëshqitur në drejtim të kanalit.

Ja si dhe ka nisur shkëputja e dheut pak më tutje. Investim i bërë pa asnjë studim dhe me pasoja afatgjata.

Ndërkohë ja dhe situata në zonën përballë ish-kënetës. Ky kanal duhej të mbante ujërat e larta dhe një pjesë është mbyllur sipas kryetares së bashkisë, por ky kanal nuk i mban dot ujërat dhe ato derdhen në drejtim të kënetës”, thotë Bylykbashi në video.

Të fundit