Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Vokshit: Mësuesit 'elektoralë' kanë mbetur pa rroga, provat për vjedhjen e zgjedhjeve janë kudo

Denoncimi i Vokshit: Mësuesit 'elektoralë' kanë mbetur
Albana Vokshi

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi ka denoncuar se janë punësuar mësues gjatë fushatës elektorale, të cilët sipas saj, nuk janë paguar. Ajo thotë se kjo ka ndodhur në të paktën dy gjimnaze në Fier, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Vokshi thekson se pagat e tyre nuk ishin parashikuar në buxhet dhe se iu është thënë se është fondi limit mujor është tejkaluar. Sipas saj, mandati i tretë i PS, ka nisur me mashtrime dhe keqtrajtime ndaj mësuesëve.

Ajo gjithashtu i bën thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që të marrë informacion për punësimet elektorale.

"Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës", shkruan ndër të tjera Vokshi.

Të fundit