Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi që përgënjeshtron Bashkinë e Lushnjës: 48-vjeçarja u nxor me forcë, debatoi me bashkëshorten drejtoreshë të deputetit

Denoncimi që përgënjeshtron Bashkinë e Lushnjës:

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 48-vjeçares, Shpresa Cani në ambientet e Bashkisë Lushnje.

Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili denoncon se Shpresa Cani është tentuar të nxirret me forcë nga paradhoma e zyrës së kryebashkiakës, aty ku është ndjerë keq dhe më pas ka ndërruar jetë.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet se, fillimisht Cani ka debatuar me drejtoreshën e ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku s’ka marrë zgjidhje.

Dhe më pas është drejtuar te kryebashkiakja Eriselda Sefa, ku është nnxjerrë me forcë nga policia bashkiake.

Denoncimi:

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës

 

 

 

Të fundit