Flash News

Ditari i Opozitës

Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja, Berisha: Ka fuqinë e drogës dhe të parave të krimit

Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja, Berisha: Ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij, duke e cilësuar regjimin aktual në Shqipëri si “diktaturën më të rrezikshme të planetit”, për shkak të lidhjeve të saj me trafikun e drogës dhe paratë e krimit të organizuar.

Sipas tij, Shqipëria është sot një diktaturë autoritare që pranon pluralizmin vetëm në letër, ndërsa në realitet “e shtyp dhe e asgjëson atë përmes kontrollit politik, ekonomik dhe mediatik”.

Berisha solli në vëmendje rastin e Franç Çopjes, për të cilin tha se është i lidhur me qeverinë dhe se “vetëm në një vit ka tregtuar 28 ton kokainë”.

Kryedemokrati  theksoi se paratë e drogës janë futur masivisht në ekonomi dhe se po shkatërrojnë çdo ekuilibër financiar.

Berisha akuzoi qeverinë se ka shndërruar ndërtimin në “sektorin simbol të pastrimit të parave të drogës”, duke shtuar se 80 për qind e fondeve në këtë sektor nuk vijnë nga bankat, por nga “arkat e futura në rrënjët e ullinjve”.

Berisha ka paralajmëruar se pasojat e këtij “narkoshteti” po e shpopullojnë vendin dhe po rrënojnë çdo shpresë për zhvillim demokratik.

PJESE NGA FJALA

Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare.

Çfarë janë diktaturat autoritare?

Janë diktaturat që e pranojnë pluralizmin, por e shtypin pluralizmin.

Totalitaret nuk e pranojnë pluralizmin.

Diktaturat autoritare janë të njohura.

Janë diktatura elitash, janë diktatura grupesh të caktuara, por kjo e Tiranës është diktatura më e rrezikshme e planetit.

Pse është diktatura autoritare më e rrezikshme e planetit?

Sepse kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme që asnjë diktaturë tjetër nuk e ka, ka drogën dhe paratë e saj.

Vetëm një person, i lidhur me Edi Ramën dhe qeverinë, vetëm në një vit, tregtoi 28 ton kokainë dhe këto nuk janë të dhënat tona, këto janë të dhënat e agjencive ndërkombëtare, dhe ky është Franç Çopja.

17 ton i çoi në Roterdam, 11 ton i çoi në Antverpë.

Kjo do të thotë se vetëm me këta të Antverpit, ky mori 3 miliardë euro.

Çfarë do të thotë kjo për ne shqiptarët?

Për Edi Ramën do të thotë fuqi elektorale, blerje votash, dhunim ligji, dhunim Kushtetute.

Për qytetarin e thjeshtë që do të jetojë me nder dhe dinjitet, kjo do të thotë varfëri, mjerim, vrasje, krim.

Ky është vetëm një person.

Këta, këto para krimi më lehtë se kudo tjetër i sjellin në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri që këta diktojnë rezultatin e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër, por këta kanë filluar të luftojnë për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve në Ekuador, Uruguaj, Paraguaj. Këta vrasin kandidatë për presidentë, vrasin zyrtarë, vrasin gjykatës, vrasin prokurorë.

E megjithatë këta kanë mburojë qeverinë e Tiranës, tek e cila gjejnë hapësirën më të madhe për të larë paratë e tyre të vrasjeve, krimit dhe drogës.

E vërteta, këtu do ndalem në këtë moment, është shumë e hidhur. Pak më e hidhur se ç’po e them.

Sepse ky narkoshtet që po rrënon kombin tonë, që nga viti 2014 gjer në vitin 2023 largoi nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane sipas statistikave të BE, largoi nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

Pse i largoi? Si i largoi?

I largoi sepse shkatërroi ekonominë.

Euro dhe dollari u zhvlerësuan me 35 përqind dhe unë i kërkoj guvernatorit të Bankës të jetë transparent dhe i hapur. Stabiliteti monetar i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare për faktin se ai, para syve tanë, narkoeuro, euro e kokainës, e heroinës dhe kanabisit shtrin përtokë euron e djersës, euron e mundit, euron e krijimit, të eksportuesve shqiptarë.

Dhe këta, për shkak të këtyre narkoeurove që vijnë dhe futen me arka në rrënjët e ullinjve, këtyre u bie kursi.

Dhe unë u garantoj se mijëra prej tyre falimentuan.

Falimentuan sepse nuk ka eksporte me fitime 50 përqind. Aq më tepër kur një pjesë e madhe ishte industri fasoni.

Dhe në qoftë se u kujtohet, Edi Rama për të justifikuar këtë dramë të madhe, është industri e botës së tretë, e shpallte atë. Haptas. Paçka se ajo punësonte, në atë kohë kur ai fliste, 120 mijë shqiptarë.

Dhe e përzumë për shkak të drogës, se i hapëm dyert narkoeuros.

Çfarë pasojash të tjera?

Lexoni statistikat e INSTAT. Prodhimi industrial është në recesion. Prodhimi bujqësor është në recesion.

Ka një sektor që u bë sinonim i drogës, ndërtimi. Ky është tre herë më i lartë se sa treguesi i ndërtimit mesatar në BE. Është më i larti në Europë dhe tre herë më i lartë se treguesi mesatar i BE.

Faktori i dytë janë rrogat e shqiptarëve.

Këto dy shtylla ka ekonomia shqiptare sot.

De facto ka drogën dhe taksat e shqiptarëve.

Ndërtimi, sipas hetimeve që janë bërë, del se 80 përqind e parave të ndërtimit janë drogë, nuk vijnë nga bankat, vijnë nga arkat e futura në rrënjët e ullinjve.

Të fundit