Flash News

Ditari i Opozitës

Dita e Verës, urimi i Këlliçit: Të shikojmë përpara, Tiranën e bëni të bukur ju

Dita e Verës, urimi i Këlliçit: Të shikojmë

Belind Këlliçi ka uruar qytetarët sot me rastin e Ditës së verës duke i thënë që ta shikojnë këtë ditë të bukur tradite deh të shikojnë përpara.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike shtoi se përtej lajmeve negative, duhet që qytetarët të shikojnë përpara.

Këlliçi ka zhvilluar dhe ture nëpër Tiranë, ku ka takuar qytetarë të ndryshëm për të dëgjuar problematikat e tyre, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku kandidon për kryetar Bashkie të kryeqytetit kundër Erion Veliajt.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Shijojeni këte ditë të bukur tradite! Përditshmëria ka strese, dëgjojmë lajme negative, prandaj stakojeni mendjen për çka kaloi dhe të shikojmë përpara. Tiranën e bëni të bukur ju. I jepni jetë me familjet tuaja. I jepni zhvillim kudo ku investoni kursimet tuaja. Gëzuar miq dhe shëndeverë sot e tutje!

Të fundit