Flash News

Ditari i Opozitës

Dita kundër korrupsionit ose Dita AntiRamë

Dita kundër korrupsionit ose Dita AntiRamë

Nga Igli Cara/

Të vjedhësh me ligj është kthyer në një standard të qeverisë Rama!

Në fakt, dita e sotme duhet të futet në kalendarin e festave zyrtare të tij, pasi bazuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, Rama & CO kryesojnë për korrupsionin, që ka njohur vetëm rritje.

Qeveria Rama do të mbahet mend për numrin rekord të ligjeve korruptive, duke vjedhur pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Porti i Durrësit, inceneratorët, Rindërtimi, PP në shëndetësi janë vetëm disa nga nga projektet, që dëshmojnë se kjo qeveri vjedh hapur ditën për diell!

Gëzuar Rama & CO, etalonë të vjedhjes dhe korrupsionit në Shqipërinë e pas viteve '90!

Të fundit