Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të bashkëpunojmë me opozitën”, Meta: Skandalet ku është zhytur qeveria, do ta fundosin

“Do të bashkëpunojmë me opozitën”, Meta:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Durrësi se do të bashkëpunojë me opozitën dhe shoqërinë civile për të ndryshuar vendin.

Kryetari i PL-së paralajmëroi lëvizje të pandalshme që askush nuk mund t’i ndalë, e sidomos ata që “vendosin në diskutim të ardhmen e kombit”.

“Bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile do të realizojmë një transformim të shpejtë edhe pse të vonuar dhe është një lëvizje tektonike e pandalshme dhe triumfi i vlerave më të mira të kombit e shoqërisë tonë është i pashmangshëm. Janë të pashpresë të gjithë ata që besojnë se mund të ndalin këtë ortek të jashtëzakonshëm, sepse kanë vënë në diskutim të ardhmen e kombit për shkak jo vetëm të korrupsionit ku janë zhytur, pengmarrjen ku ndodhen në shërbim të qarqeve të ndryshme që duan të dominojnë vendin tonë përmes kësaj klike të korruptuar”, tha Meta.

Ndër të tjera, Meta tha gjatë takimit me strukturat e partisë se skandalet ku është zhytur qeveria Rama, do të  sjellin fundin e saj.

“Jam i bindur që shumë shpejt do t’ia arrijmë, ashtu si skandalet ku është zhytur qeveria do të sjellin fundosjen e saj e nuk do të arrijnë dot të marrin me vete të ardhmen e vendit, një qeveri shpresëvrasëse që do të mbijetojë nëpërmjet frikësimit të qytetarëve, mediave e gazetarëve”, u shpreh ai.

Të fundit