Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëheqja ‘e pezulluar’ e Bashës, Salianji: Qëndrimin në PD ia kërkuan kryetarët e komanduar

Dorëheqja ‘e pezulluar’ e Bashës, Salianji: Qëndrimin

Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se Lulzim Basha nuk ka asnjë rrugë tjetër veç dorëheqjes.

Në studion e “Open” në Top Channel, Salianji u shpreh se në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve nuk ka pasur një qëndrim të unifikuar. Deputeti deklaroi se qëndrimin në PD e kanë kërkuar vetëm kryetarët e degëve të cilët janë komanduar dhe nuk janë zgjedhur me votë nga demokratët.

“Kolegji i Kryetarëve nuk arriti një unifikim. Ata që kërkuan qëndrimin janë kryesisht kryetarë degësh të komanduar. Ata kanë më shumë kontakt dhe përgjegjësi ndaj atij që e kanë komanduar, më shumë se sa ndaj demokratëve që e kanë zgjedhur. Nuk ka nevojë të sakrifikohet kaq shumë. I kërkohet vetëm një gjë: të japë dorëheqjen. Sot i takon të dorëhiqet dhe të shërbejë si deputet i PD me kontributin e tij dhe dështimet e tij mund të shërbejnë si eksperiencë për të mos u përsëritur”, tha Salianji.

Të fundit