Flash News

Ditari i Opozitës

Edith Harxhi ftesë për debat publik kandidatëve për kryetar në PD

Edith Harxhi ftesë për debat publik kandidatëve për kryetar

E ftuar në "Kjo javë" me Nisida Tufën në Neës24, kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi i ka bërë ftesë publikisht Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë për një debat publik.

Po ashtu, Harxhi u shpreh se pika e saj më e fortë është kthimi i PD tek idealet e viteve ’90 si dhe ristrukturimi, reformim si dhe bashkimi dhe hapja e partisë.

Harxhi ka komentuar dhe shpalljen "non grata" të Berishës në SHBA, ku tha se është ljm i trishtë dhe i vështirë për demokracinë shqiptare.

"Ishte lajm i trishtë, ditë e vështirë për demokracinë shqiptare. Pata ndjenjë jo të mirë, pata emocion kur e dëgjoba. Nga ana tjetër mendoj që Berisha ka bërë një hap, një gjest shumë interesant dhe të guximshëm për të mbrojtur nderin e dinjitetin siç ka theksuar ai. Shpresoj ta vazhdojë këtë rrugë sepse në mënyrë të qartë bëri një ndarje mes tij që është individuale dhe PD. Fakti që ai  nuk është kryetar e ndihmon procesin e të ardhmes në PD,"- tha Harxhi.

 

Të fundit