Flash News

Ditari i Opozitës

“Emër problematik në krye të Policisë”, Berisha për Ramën: I nënshtruar ndaj Ballukut

“Emër problematik në krye të Policisë”, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj emërimit të drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një figurë problematike dhe të lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha deklaroi se drejtuesi i ri, të cilin ai e identifikoi si “Skënder Balluku”, është një “pion” i Ballukut dhe pjesë e asaj që ai e quajti “lubizimi i organizatës kriminale”.

Ai shtoi se shumë shpejt do të bëjë publike materiale dhe dokumente që, sipas tij, lidhen me të kaluarën dhe aktivitetin e drejtuesit të ri të policisë, duke iu referuar edhe punës së tij të fundit në Fier.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për ndikim të drejtpërdrejtë nga Balluku, duke përdorur tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe marrëdhënies mes tyre.

PJESE NGA FJALA

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Keni një koment për emërimin e Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit.*

*Sali Berisha:* Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivën e qytetarit digjital do të paraqitem para jush. Ku punonte herën e fundit ky? Në Fier, Skëndër Balluku.
U emërua Skënder Balluku, ky është një pion i Lubisë, si Karakaçi e stërKarakaçi. Lubizimi nuk është asgjë tjetër veç se, lubizimi i organizatës kriminale.
Dihej ky, është thënë një muaj para që Lubia ka përcaktuar drejtor policie, drejtorin e Fierit.
Pra sidoqoftë shumë shpejt do të paraqesim materialët për të.
Ky është Skënder Balluku, që sot e tutje do ta quani drejtori Balluku. Se në fakt Rama është një skllav i mjerë i Lubisë. Për këtë Lubia do të hyjë në histori.
Mbajeni mend këtë. Do të hyjë në histori.
Lexoni ju, gratë ndonjëherë kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon që Rama është një skllav i saj. Në kuptimin e vjedhjeve, që të jem i hapur me ju.
Po, po. Kanë 25 vjet bashkëveprim, bashkëpunim të ngushtë dhe ajo është shumë e kujdesshme për të regjistruar çdo gjë.
Faleminderit!

 

Të fundit