Flash News

Ditari i Opozitës

"Gati burgu i grave", Bardhi për hetimin e SPAK në aferën e Tunelit të Llogarasë: Balluku të mbajë përgjegjësi

"Gati burgu i grave", Bardhi për hetimin e SPAK në

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pasi SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për aferën e Tunelit të Llogarasë.

Ai shkuan se e ka kallëzuar këtë aferë në gusht të 2024 dhe se tani është momenti që Edi Rama dhe Belinda Balluku të mbajë përgjegjësi.

Reagimi i Bardhit:


Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.

Të fundit