Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Gjekmarkaj: Përvjetori i PD-së në Mirditë, çast reflektimi dhe krenarie për guximtarët e demokracisë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte i pranishëm në përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, dega Mirditë.
Në fjalën e tij, Gjekmarkaj theksoi rëndësinë historike të këtij momenti për demokracinë dhe vlerësoi kontributin e atyre që luftuan për lirinë në një kohë sfidash të mëdha.
"Ky përvjetor është një çast reflektimi, krenarie dhe mirënjohjeje për ata që trimërisht ngritën flamurin e shpresës dhe guximit në një kohë sfidash të mëdha, përballë diktaturës më gjakatare në Evropë," tha nënkryetari i Partisë Demokratike.
Fjalimi i plotë:
I nderuar Sekretar i Përgjithshëm zoti Flamur Noka
I nderuar kryetar Aleksander Lala
I nderuar Kryetar Albert Mëlyshi
Të nderuar themelues të parë të Partisë Demokratike, demokratë dhe miq,
Sot, jemi mbledhur për të kujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike të Mirditës, themelimin e Partisë Demokratike, forcës që hapi dyert për lirinë dhe demokracinë.
Ky përvjetor është një çast reflektimi, krenarie dhe mirënjohjeje për ata që trimërisht ngritën flamurin e shpresës dhe guximit në një kohë sfidash të mëdha, përballë diktaturës më gjakatare në Evropë.
Mirënjohje sot e gjithmonë themeluesve vizionarë!
Mirdita, me historinë dhe traditat e saj, ka qenë sa fortesë natyrore po aq, në mos më tepër, kështjellë shpirtërore!
Rebelimi, karakteristikë e njerëzve të lirë, e ka stolisur gjithmonë atë.
Nuk është rastësi që këtu u gjet emblema e Shtetit të Arbërit,
nuk është rastësi që krahina pothuaj gjithmonë funksionoi si një principatë e lirë,
nuk është rastësi që kujtesa e Skënderbeut e Dukagjinëve këtu s’u shua kurrë,
nuk është rastësi që kryengritjet antiosmane u farkëtuan në këto kulla, nuk është rastësi që rezistenca më e fortë antikomuniste u ndez në këto male me Mark e Llesh Gjomarkajn në krye! Koherencën e transmetojnë njerëzit!
Në arealin shqiptar krahina është simbol i mosasimilimit, shtetformimit, dinjitetit dhe identitetit.
Shqipëria shpesh është frymëzuar nga Mirdita!
Në momentet kur rrezikohej shteti i parë i shqiptarëve nga Dum Babistët, armët e mirditorëve, pas Preng Bibë Dodës, kanë kërcitur që ura me Evropën, duke mbrojtur Princ Vidin, mos të këputej!
Kleri katolik, në rrasa guri, shkruante gjuhën e Pal Engjëllit e Buzukut kur shqipja sulmohej nga glutizmat turke!
Figura të ndritura si Abat Doçi ndezën pishtarin e Rilindjes Kombëtare.
Në këtë tokë, ku respekti për jetën dhe vdekjen nuk u tradhtua kurrë dhe ku Kanuni i Lekë Dukagjinit u kodifikua nga At Shtjefën Gjeçovi si një testament i traditës sonë, Mirdita ka të drejtën morale t’i flasë çdo kohe dhe çdo breznie me fuqinë e saj mendore!
Në janar të vitit 1991, kur mirditorët u ringritën kundër komunizmit e themeluan Partinë Demokratike, ata nuk bënë thjesht një zgjedhje politike – ata bënë një betim për lirinë dhe të ardhmen.
Me kalimin e viteve, Partia Demokratike ka kaluar sfida të mëdha, por vullneti politik, intelektual dhe shpirtëror i demokratëve e sidomos liderit Sali Berisha i ka mundësuar partisë sonë të kapërcejë edhe krizën më të rëndë, duke dëshmuar se kur bashkimi dhe vizioni janë në shërbim të një ideali, në shërbim të së vërtetës, asgjë nuk mund ta ndalojë misionin e shenjtë të shpëtimit të Shqipërisë!
Ne u ringritëm pas revolucionit komunist të vitit 1997, u ringritëm pas revolucionit mafioz të këtyre viteve, ne të pamundurën e bëmë të mundur!
Ne do ta shporrim frontin e “Rilindjes”; ne do ta zhbëjmë skotën e Edi Ramës, rraqet e tij kudo në Mirditë, Lezhë e Kurbin!
Sot, falë rikthimit të liderit historik, Sali Berisha, dhe përpjekjeve të palodhura për bashkimin e demokratëve, Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të rikthyer shpresën e normalitetin te shqiptarët.
Ky bashkim është themeli i frontit më të madh që koha kërkon!
Ne besojmë tek fitorja, ndaj do ta prekim atë më 11 maj!
Ne jemi në sulm!
E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit!
Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën!
Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën dhe besojnë te fitorja, ajo është e mundur.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi. Ne kemi besim të plotë se më 11 maj, kjo energji dhe ky unitet do të shndërrohen në një fitore të madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë.
Zoti e bekoftë Mirditën, Partinë Demokratike dhe Shqipërinë!
Faleminderit!
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24