Flash News

Ditari i Opozitës

Integrimi në BE, Këlliçi: Tragjikomedia e radhës u luajt me Shefen e Politikës së Jashtme

Integrimi në BE, Këlliçi: Tragjikomedia e radhës u luajt

Kandidati i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ironizoi deklaratat e Shefes së Politikës së Jashtme Kaja Kallas, sot krah kryeministrti Edi Rama lidhur me integrimin e vendit. 

Përmes një video që përfshinte pjese nga deklaratat Kallas dhe reagimit te kryedemokratit Sali Berisha, Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se kryediplomatja europiane e deklaroi qartë se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE dhe se duhet të kalohet patjetër përmes reformave shtetformuese.

"Tragjikomedia e radhës u luajt me Shefen e Politikës së Jashtme Kaja Kallas dhe kryeministrin më të pasur të vendit më të varfër të Europës.
Ndërsa kryediplomatja europiane e deklaroi qartë se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE dhe se duhet të kalohet patjetër përmes reformave shtetformuese, shakatori në krye të qeverisë u përpoq të shiste gënjeshtrën e marrjes së pasaportës europiane “me mik”.
Kjo kontradiktë është e pritshme. Ndërsa Europa po përballet me sfida të mëdha dhe po forcon institucionet e veta, regjimi i Ramës i bazuar në hajdutërinë e organizuar është në kontrast të plotë me modelin europian shtetformues.
Vetë procesi i integrimit europian është fundi i tij politik.
Ai e di shumë mirë këtë", shkruan Këlliçi. 

Të fundit