Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një banesë në “Don Bosko”, reagon policia
“Miku i familjes” ab*zonte me 12-vjeçaren prej 4 vitesh, shpallet në kërkim
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Interpol mega-operacion në 116 shtete, arrestohen 2500 persona, mes tyre e shqiptarë
Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
"Ka nevojë për qeveri teknike", Pollo: Mosbindja civile tregoi se opozita ka mbështetjen e popullit
Anëtari i kryesisë së PD, Genc Pollo i ftuar në Syri TV, tha se pas burgosjes politike të ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji lindi nevoja për një reagim opozitar dhe se opozita tregoi kredo politike duke mos bojkotuar parlamentin, pavarëisht segmenteve të caktuara të mazhorancës që e dëshironin një gjë të tillë.
Anëtari i kryesisë së demokratëve, theksoi gjithashtu nevojën për një qeveri teknkike para votimeve parlamentare të pranverës së ardhshme, si një garanci sipas tij për të pasur zgjedhje të balancuara.
“Opozita reagoi. Pas burgosjes së Salianjit ishte nevoja të tregohej reagimi i opozitës. Tregoi se e ka popullin me vete dhe në mbështetje. Burgosja e një deputeti të opozitës, është përpjekja për të mbrojtur anën kriminale të qeverisë dhe lidhjeve të saj me krimin.
Edhe pse ka segmente të mazhorancës që do t’u interesonte të shtynin opozitën drejt bojkotit në parlament. Basha e dëmtoi opozitën me djegien e mandateve.
Molotovët, reagim i duhur nga një banditizëm i tërë nga qeveria në pushtet. Në vetvte s’jam i sigurt që përtej Shqipërisë, aprovimi është i plotë dhe imediat.
Opozita maqedonase kishte një situatë të ngjashme dhe mazhoranca e asokohe pranoi që të instalonte qeveri teknike me anë të një marrëveshjeje mazhorancë-opozite. Marrëveshje që funksionon.
Një model i tillë në një situatë kapjeje shteti, është një model u mirë, do shtensiononte situatën dhe rriste shanset për mos kapjen e shtetit. Angazhim maksimal për të fituar në zgjedhjet e ardhshme. Proetsta është e dobishme, edhe për funskionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, veç asaj që i shërben edhe opozitës.
Sondazghet tregojnë se opozita mbështetet më shumë së gjysmë milioni në Shqipëri. Kultivimi i këtij elektoralti, përmes denoncimeve publike të skandaleve të qeverisë. Në Kuvend u miratua vota se diasporës dhe ka një potencial të madh votash, që mund të jenë të opozitës. Në zgjedhje është e nevojshme, që të ketë rotacion pushteti. Qeveri teknike është mundësi për të pasur zgjedhje të balancuara. Opozitën s’mund ta shuajë Edi Rama“, tha Pollo.