Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kali i bardhë i Celibashit’

‘Kali i bardhë i Celibashit’

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar ndaj qëndrimeve të kreut të KQZ Ilirian Celibashi.

“Kali i bardhë i Celibashit, shkruan Hysaj.

Ajo shton se kreu i KQZ, “na thotë me krenari se zgjedhjet ishin sipas “standardeve evropiane”, por në të njëjtën frymë bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdeli”.

Postimi:

Kali i bardhë i Celibashit.

Më kujtohet ajo historia e njohur për një zotëri që u tregonte njerëzve një “kalë të bardhë” që nuk ekzistonte dhe çuditërisht, shumë e besonin.

Sot, të njëjtën ndjesi të lë edhe z. Celibashi. Na thotë me krenari se zgjedhjet ishin sipas “standardeve evropiane”, por në të njëjtën frymë bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdeli.

Dhe më e bukura? Prapë na del që procesi nuk prishet, sepse Zeqineja me shoqe paskësh punuar fort. Sipas Celibashit, asgjë s’është e paligjshme. As kutitë e mbushura. As turpi. As heshtja.

Por të gjithë e dimë: ajo që shohin njerëzit është një farsë. Kali i bardhë nuk ekziston. Dhe shqiptarët nuk janë më ata që i besojnë përrallave.

Të fundit