Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi prezanton programin për Mjedisin: Lana do të kthehet në vendpushim, s’do të derdhen ujëra të zeza

Këlliçi prezanton programin për Mjedisin: Lana do të

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi sot Programin e tij për Mjedisin.

Këlliçi theksoi se fillimisht lumi Lana nuk do të jetë më burim i ujërave të zeza që janë burim infeksioni për qytetin.

Ai tha se në bashkëpunim me ekspertë do të hartojnë një plan që Lana të kthehet në një hapësirë vendpushimi që në mandatin e parë.

“Lumi i Lanës është i vetmi lumë në Europë ku ujërat e zeza derdhen të patrajtuara dhe derdhen në mes të qytetit, si një burim masiv infeksioni. Imazhi i Tiranës ndërtohet duke luftuar ndotjen dhe kutërbimin, jo duke shpenzuar pafundësisht me miliona euro çdo vit me koncerte.

Ndaj për Lanën unë do të afroj bashkëpunim me ekspertët që e kanë hartuar këtë plan, një zgjidhje të menjëhershme dhe një herë e mirë për lumin Lana, që do ta trajtojmë sot si njërin nga tri shtyllat e Programit për Mjedisin.

Lumi Lana brenda mandatit të parë do të kthehet në një hapësirë vendpushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza të kryeqytetit nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit