Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi ndërprerjen e garës për kryetar në PD, gjykata rrëzon kërkesën e Ibsen Elezit

Kërkoi ndërprerjen e garës për kryetar në PD, gjykata

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e Insen Elezit me objekt “marrjen e masës së sigurimit të padisë përmes detyrimit të Partisë Demokratike për të pezulluar procesin e përzgjedhjes së kryetarit të PD deri në daljen e vendimit të lidhur me themelin e kërkesëpadisë”.

Ai kërkoi pezullimin e procesit zgjedhor në PD pas skualifikimit nga kryesia si kandidat për postin e kryetarit të kësaj partie. Vendimi për rrëzimin e kërkesës është marrë nga gjyqtari Flamur Kapllani.

Në shkresën drejtuar gjykatës, Elezi shpjegon se pasi mësoi vendimin për të mos i lejuar kandidimin, ka kërkuar apelim pranë PD-së dhe në përgjigjen e marrë, Partia Demokratike i ka shpjeguar se për shkak të mungesës së një Komisioni Apelimi brenda kësaj force politike, ankimi nuk merret parasysh.

Të fundit