Ditari i Opozitës

Kryemadhi takim me të rinjtë: Shqipëria e shqiptarëve, jo e Lulit, Monës dhe Ramës

Kryemadhi takim me të rinjtë: Shqipëria e shqiptarëve, jo e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryemadhi tha se po nxitet largimi i rinisë nga vendi dhe shtoi se " Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe Ramës".

 “Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.

Ditari politik

Të fundit