Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kryemadhi tregon si mund të zgjidhet problemi i naftëtarëve: 3 ditë të mos marrë taksën e naftës, të shlyejë pagat e prapambetura
Gjatë një takimi me banorët e Dermenasit në Fier, kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi sugjeroi një alternativë për të zgjidhur çështjen e naftëtarëve të Ballshit.
Sipas saj, nëse kryeministri Edi Rama për vetëm tre ditë të mos e merrte taksën e naftës, ky problem do të merrte fund.
"Shteti Shqiptar për çdo litër naftë që konsumohet në Shqipëri për makinat5, për traktorët, për motoçikletat, për kaldajat, merr 7 qind lek për litër në ditë. Në qoftë se në Shqipëri 1L naftë kushton 1.6$, në Maqedoni kushton 0.9$. Edhe pse Shqipëria e prodhon pothuajse 90% të naftës që konsumojnë shqiptarët e prodhojnë vet nga burimet e puseve të naftës që prodhon Fieri, Ballshi, Fushë Marriza, etj. Me radhë dhe përsëri Maqedonia e ka naftën më të lirë.
Gati gjysmën e çmimit. Unë do ti kërkoja qeverisë shqiptare që me këtë taks, me këtë çmim të lart që ka më shumë se Maqedonia, pra 7 qind lek për L, do ti kërkoja që vetëm 3 ditë mos t'i merrte taksat e naftës dhe t’iu a jepte atyre naftëtarëve të Ballshit.
Sepse vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë çdo ditë në punët e tyre në jetën e tyre të përditshme. E pra, është shumë e thjesht. 3 ditë të ja uli çmimin naftës për të gjithë fermerët, për të gjithë shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendoj 3 ditë për naftëtarët e Ballshit të cilët u bënë më shumë se 18 ditësh që vazhdojnë në grevën e urisë", tha Kryemadhi.