Flash News

Ditari i Opozitës

Ku e ka problemin PD? Lela: Po kërkoni cilësi daneze në kushte ruse!

Ku e ka problemin PD? Lela: Po kërkoni cilësi daneze në kushte

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka reaguar pas debatit të ditëve të fundit mbi rolin e Ervin Salianjit brenda PD-së, duke iu referuar edhe takimit që ky i fundit zhvilloi dje në Durrës.

I ftuar në emisionin 'Opinion", Lela theksoi se Salianji nuk është përjashtuar apo lënë në hije, ndërsa solli në vëmendje një episod nga takimi, ku një 19-vjeçar u ankua për mungesë meritokracie.

Sipas Lelës, fakti që një i ri me pozita të larta në FRPD kërkon më shumë hapësirë, tregon se perceptimet shpesh nuk përputhen me realitetin.

Ai nënvizoi se PD-së po i kërkohet cilësi daneze në kushte ruse. 

"Salianji nuk është dikush i lënë jashtë. Nëse flasim për meritokracinë kujtoj takimin dje në Durrës të Salianjit ku më ra në sy një djalë 19 vjecar i cili ankohej për këtë fakt.

Ai ka folur disa herë nga selia qëndrore e PD, është anëtar i kryesiosë së FRPD, në mitingun përmbyllës elektoral i PD, pra si është penguar mundësia për të folur një 19 vjecar që ka marrë pozitat e meritat një politikani karriere. 

PD vjen nga një periudhe 4 vjecare përpjekje për të mbiejtuar në një sulm sa të brendshëm dhe ndërkombëtar. Me Blinken që është vetë non grata, pra nuk mund ti kërkosh PD cilësi daneze në kushte ruse. Duhet të jemi të sinqertë me veten dhe tjerët. Ervini më sa pashë ka tentacionin për ta shmangur kontekstin. Por koha kur ka një dyzinë skandalesh", u shpreh Lela. 

 

Të fundit