Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i korrikut rikonfirmoi Bashën, Bylykbashi: Anëtarë të caktuar votuan 20-30 herë

Kuvendi i korrikut rikonfirmoi Bashën, Bylykbashi: Anëtarë

Ardhja e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar, në Tiranë ka ngjallur polemika. Kjo për faktin s vizita e tij është dy ditë para se ish-kryeministri Sali Berisha, të mbajë Kuvendin Kombëtar.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se Escobar di aq gjëra për Berishën, sa di edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, teksa theksoi se SHBA-ja nuk ka kërkuar përjashtimin e ish-liderit nga grupi parlamentar.  

“Kjo narrativë që i kanë kërkuar heqjen nga grupi parlamentar nuk është e vërtetë. Nuk e kanë kërkuar. Mbi këtë çështje unë di po aq sa zoti Basha. Është më komplekse se kaq, por nuk mund ta detajojmë këtu. Le të themi diçka, korrupsioni nuk mund të përdoret si armë, ka prova për këtë, dhe ato dërgohen në gjykata. Asnjë shtet nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme të një partie. Përpjekja është edhe në interes të zotit Basha. Nuk ka PD të Bashës, partia është e jona. Nuk mund të ndërhyhet për të prishur një lëvizje që synon demokratizimin e PD-së. Kjo është një lëvizje që bazohet te vullneti i individëve që janë pjesë e kësaj”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, Bylykbashi hodhi akuza edhe për Kuvendin e korrikut që rikonfirmoi Bashën duke shprehur se “anëtar të caktuar kanë votuar 20-30 herë. Vetëm për të arritur 80%-ça është bërë çdo gjë.”

Të fundit