Flash News

Ditari i Opozitës

"Mbi 46% e popullsisë në rrezik varfërie", reagon Bardhi: Pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës

"Mbi 46% e popullsisë në rrezik varfërie", reagon

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me raportin e Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se kjo vjen si pasojat e 12 viteve keqqeverisje të kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.

Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.

Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO”, shkruan Gazment Bardhi.

Të fundit