Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu: Rama është shprehur kundër interesave të Kosovës

Mediu: Rama është shprehur kundër interesave të Kosovës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se qeveria shqiptare ka reaguar për luftën në Ukrainë, ndrësa kur vjen puna te konfliktet në veri të Kosovës nuk ka asnjë reagim.

Në një lidhje direkt për Euronews Albania, Mediu tha se në disa raste kreu i qeverisë Rama ka sitmuluar marrëdhëniet me Serbinë dhe ka nënvlerësuar autoritetin e Kosovës.

“Po ta shikoni, Shqipëria flet fort me zë të fortë për Ukrainën, flet fort për çdo çështje globale, por për fatin e keq nuk flet për shqiptarët që ndodhen në Kosovë. Madje, mos të them që ndonjëherë ka bërë të kundërtën, me politikat e veta ka stimiluar marrëdhënet me kundërshtarin dhe ka nënvlerësuar autoritetin dhe rolin e Kosovës, apo institucionet që kanë bërë dialogun për Kosovën.

Pra, duket një politikë e cila duket në drejtim të kundërt me atë që duhet të ndodhë. Është spontane, është personale dhe unë mendoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka detyrën për ta bërë atë institucionale”, tha Mediu.

Të fundit