Flash News

Ditari i Opozitës

Meta dënon ndërprerjen e sinjalit të News 24: Sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë

Meta dënon ndërprerjen e sinjalit të News 24: Sulm i

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar me forcë ndërprerjen e sinjalit të televizionit News 24, nga policia e shtetit.

Në një reagim, Meta shprehet se ky veprim përbën një tjetër shenjë të qartë të regjimit represiv të quajtur “Ramaduro”.

Meta shpreh solidaritet të plotë me gazetarët e medias së pavarur.

"Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit "News 24" është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të "Ramaduros", armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.
Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.
U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e
qytetëruar", thuhet në reagimin e Metës.

Të fundit