Flash News

Ditari i Opozitës

Mori mandatin e Rushajt, Doda: Mbështes primaret, të bashkohemi për të fituar më 14 maj

Mori mandatin e Rushajt, Doda: Mbështes primaret, të bashkohemi

Petrit Doda, deputeti i cili mori mandatin e Alfred Rushajt, ka bërë thirrje që dy grupet e Partisë Demorkatike të bëhen bashkë për të fituar zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një intervistë për MCN Tv, Doda tha se është pro bashkimit të dy grupeve në PD, ndërsa theksoi mbështetje për procesin e primareve të mbajtura në përzgjedhjen e kandidatëve të 14 majit.

“E vuaj shumë. Për arsye sepse demokratët kanë luftuar jo për përçarje, po për bashkim. Dhe bashkimi në këtë moment nuk po arrihet. Derisa ne nuk arritëm dot të përmbysim regjimin e Ramës më 25 prill, për ne ishte rezulatt i papritshëm. Unë personalisht jam për bashkimin e dy grupeve që të bashkohemi sepse siç thotë populli bashkimi bën fuqinë që të fitojmë zgjedhjet e 14 majit. Unë mbështes primaret”, tha Doda.

I pyetur se me cilin grup parlamentar do të angazhohej, Doda tha se aktualisht është një deputet i pavarur.

“Për të qenë i sinqertë, unë paraprakisht kam marrë konsulencë dhe me deputetë të vjetër. Për një periudhë 6-mujore do të mbaj qëndrimin si një deputet i pavarur. Pas periudhës 6-mujore kur bëhet formalizimi i grupeve parlamentare, do të vendosim se me cilin grup do të jemi pjesë. Unë mbështes demokratët dhe do të luftoj shumë për bashkimin e dy grupeve të opozitës”, u shpreh Doda.

Të fundit