Flash News

Ditari i Opozitës

Nga bllokimi i parlamentit te greva, Berisha tregon skenarët: Do konsiderojmë të gjitha format e protestave

Nga bllokimi i parlamentit te greva, Berisha tregon skenarët: Do

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe ka bërë thirrje për një kryengritje paqësore për rrëzimin e saj.

Gjatë komunikimit, një qytetarë propozoi protesta pa fjalime dhe ngujim të protestuesve bashkë me deputetët para parlamentit. Një tjetër propozoi bllokim të jetës ekonomike të vendit, duke organizuar një grevë e përgjithshme.

Berisha i cilësoi këto sugjerime si “forma të shkëlqyera proteste” dhe “të domosdoshme”, duke siguruar se në betejën kundër qeverisë do të konsiderohen të gjitha format e protestës.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Berisha: Është koha të ngrihemi të gjithë, të vazhdojmë këtë betejë kundër kësaj të keqeje. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë, në kryengritjen tonë paqësore.

Thirrja ime është: protesta pa fjalime, të bashkuar dhe të ngujuar para parlamentit, ditë e natë, me deputetët, me popullin, të bllokohet hyrja në parlament. Mos lejohet zhvillimi i seancash veç në favorin e krimit, të bllokohet hyrja.

Berisha: Nikoll, të falenderoj shumë për sugjerimin dhe kjo është një nga format më të shkëlqyera të protestave që ti sugjeron. Ju siguroj se në këtë betejë ne do konsiderojmë të gjitha format e protestave.

Ndryshimi. Duhet me ndërru skemë Berisha. Duhet me blloku jetën ekonomike, duhet grevë me mjek, farmacistë, arsimtarë, shëndetësi, noterë, avokatë te kategoria e shtresës së mesme. Aty duhet luftuar që t'i bëjmë bashkë dhe të godasësh sistemin. Nëse nuk e bën këtë, tregon se nuk e ke seriozisht angazhimin tënd.

Berisha: Ajo që thoni ju është e domosdoshme. Ajo është e domosdoshme. Po nëse nuk e bën këtë, nuk e ke seriozisht, kjo pastaj është relative. Frika, i nderuar zotëri, është përcaktuese sot. Farmacisti nuk del në protestë sepse të nesërmen nuk e hap dot farmacinë. Noterit i hiqet licenca, etj, etj. Megjithatë, midis alternativës të heshtjes si ata apo të ngritjes në këmbë fuqishëm kundër regjimit, kjo e dyta është jetike, vendimtare për opozitën dhe vendin.

Të fundit